Një pavion spitali në Selanik është përfshirë nga flakët. Sipas mediave greke raportohet se në momentin e rënies së zjarrin brendan pavion ishin të paktën 20 pacientë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 11 zjarrfikëse. Dyshohet që brenda godinës të ketë pacientë dhe personel mjekësor të bllokuar. Drejtori i spitalit Diamantis Chloros është shprehur se pavijoni ku ka rënë zjarri është mbushur me tym.
Ndërkohë, brigada e zjarrit është aktualisht duke asistuar në evakuimin e pacientëve dhe infermierëve.