Spiropali tregon si e njohu bashkëshortin me hyrjen në politikë: Është i vendosur!

Ministrja Elisa Spiropali ka treguar se me futjen e saj në Partinë Socialiste, ka njohur edhe të shoqin.

E ftuar në ‘Dola te Ola’, Spiropali tha se ai ka qenë activist në PS, por jo shumë aktiv. Spiropali e përshkroi të shoqin si një njeri shumë të vendosur me të cilin tha se e ka shumë të lehtë çdo gjë.

“E kam njohur në 2010-n. Bashkëshorti im ka qenë aktivist në Partinë Socialiste në atë kohë, por jo shumë aktiv. Kuptohemi shumë mirë dhe është një mbështetje e madhe në jetën time. Është një njeri shumë i vendosur dhe me njerëz të tillë është shumë e lehtë,”- u shpreh Elisa Spiropali. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve.

Shtuar 18.04.2021 10:04