Spanja shpërdoron avantazhin, ndan pikët me Gjermaninë

Spanja dhe Gjermania kanë ndarë pikët në Grupin E duke barazuar 1-1.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me një dominim të Spanjës.

Në pjesën e dytë, Morata i dha avantazhin ekipit të Enrique.

Por kur u mendua se iberikët do të merrnin 3 pikë, Gjermania barazoi me autor Fullkrug 83′.

Kualifikimi mbetet i hapur, teksa Spanja mban vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Gjermania renditet i fundit me një pikë.

Në ndeshjen e radhës, Spanja luan ndaj Japonisë, ndërsa Gjermania ndaj Kosta Rikës. SHIKO GOLAT. /G.D albeu.com/


Shtuar 27.11.2022 21:57