SPAK tërheq nga Prokuroritë e rretheve dosjet ku janë të përfshirë Talo Çela e Nuredin Dumani

SPAK ka tërhequr dosjet nga Prokuroritë e rretheve ku janë të përfshirë Talo Çela e Nuredin Dumani.

Pas operacionit ‘Plumbi i Artë’, ku u lëshuan 32 urdhërarreste, 9 ishin në burg, 9 u arrestuan dhe 14 vijojnë në kërkim, disa çështjet të pezulluara tashmë SPAK do i hetojë si grup kriminal.

8 grupe kriminale u goditën pasi Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha bashkëpunuan me drejtësinë dhe rrëfyen krimet.

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Dumanit, duke bërë që SPAK të godasë tetë grupe kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

Në total u lëshuan 32 urdhërarreste, 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje pasi personat në fjalë ishin pas hekurave pë vepra të tjera penale. Nëntë persona të tjerë u arrestuan, ndërsa 14 persona u kanë shpëtuar prangave.

14 personat e shpallur në kërkim:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

Shtuar 24.05.2022 11:05