Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka publikuar mesazh e urimit të ambasadores Yuri Kim për Vitin e Ri.
Në mesazh ambasadorja ka përmendur sfidat dhe arritjet e vendit tonë në sistemin e drejtësisë dhe ka garantuar mbështetjen e SHBA-ve për të vijuar më tej me reformat.
Mesazhi i Ambasadores Yuri Kim për Vitin e Ri:
“Të dashur miq, është e vështirë të besosh se vitit 2021 tashmë po i vjen fundi. Ishte padyshim një vit sfidash të jashtëzakonshme, ndërsa bota vazhdoi të përballej me pandeminë e COVID-19 dhe teksa Shqipëria vijoi rimëkëmbjen pas tërmetit të 2019-ës dhe u përball me përmbytjet dhe zjarreti e këtij viti. Pavarësisht këtyre dhe sfidave të tjera, Shtetete e Bashkuara dhe Shqipëria, jo vetëm festuan 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por dhe bëmë përparim historic drejt forcimit të demokracisë. Me krenari ju mbështetëm teksa ecët përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh përgjumjeje, filloi të funksionojë në fillim të këtij viti, duke iu bashkuar elementëve të tjerë të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK dhe BKH. Falë përkushtimit të tyre, kemi filluar të shohim rezultate reale dhe pozitive në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë.
Reforma në drejtësi nuk ka qenë e shpejtë apo e përsosur, por ajo ecën përpara duke sjellë më afër venditur që jutakon pranë Bashkimit Europian dhe SHBA0-së. Qytetarët gjatë këtij viti ushtruan të drejtën demoikratike për të votuar. Pas zgjedhjeve, OSBE-ODIHR hartoi një raport ku vuri në dukje mangësi dhe parregullsi, dhe ne mirëpresim që tju mbështesim në përpjekjet për tu përgjigjur rekonabduineve të ODIHR. Në emër të Ambasadës së SHBA, ju falenderojmë për vitin e mrekullueshëm që lamë pas së bashku dhe ju dërgojmë urimet më të mira për vitin që po vjen! Gëzuar Vitin e Ri”./albeu.com