SPAK nis hetimet për krimet zgjedhore, ambasadorja Kim: Prokuroria të bëjë të njëjtën gjë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pasi SPAK njoftoi se është duke hetuar krimet zgjedhore në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se Prokuroria duhet të bëjë të njëjtën gjë dhe se kush shkel ligjin dhe pengon të drejtën e votës duhet të ndiqen penalisht.

“Shumë mirë për të parë njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim./albeu.com

 

 


Shtuar 27.04.2021 17:04