SPAK i është vënë pas, çfarë u gjet në shtëpinë e Ervis Martinajt

Ditën e djeshme Gjyqtarja e Posaçme Atalanta Zeqiraj ka firmosur plot 32 urdhër arreste. Kërkesa është bërë nga një grup prokurorësh i SPAK. Operacioni është koordinuar nga FNSH, dhe RENEA. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Tiranë, Peqin dhe Kavajë.

Në kryeqytet forcat e policisë kanë rrethuar zonën e liqenit të thatë, në një kompleks aty, dhe tek stadiumi Dinamo, ndërkohë i gjithë qarku i Elbasanit ka qenë i “pushtuar” nga forcat RENEA.

Janë të paktën 6 dosje që janë bashkuar dhe janë zbardhur disa vrasje. Midis personave që janë lëshuar masa sigurie edhe për Florenc Çapjen. Sipas informacioneve të deritanishme masa është ekzekutuar vetëm për Fatos Gosen nga Peqini. Të gjithë personat e tjerë nuk janë gjetur në banesat apo vendet ku dyshohej se ishin. I shpallur në kërkim është edhe avokati A. B., i cili njihet si avokati i bandave kriminale.

Gjatë kontrolleve në hotelin e Ervis Martinajt janë gjetur gjithashtu maska dhe sende të tjera të dyshuara që përdoreshin në ngjarje kriminale. Asnjë nga të dyshuarit si bosë të krimit nuk është kapur. Ndërkohë, mësohet se në rrjetë kanë rënë disa bashkëpunëtorët e tyre si edhe punonjës policie që dyshohet se i kanë shërbyer grupeve kriminale në zona të ndryshme të vendit./abcnews.al


Shtuar 19.05.2022 12:27