12 vite nën drejtimin e tij, Agnelli: Do rikthehemi aty ku e kemi vendin

Kanë kaluar 12 vite nga 19 maj 2010 që shënoi fillimin e epokës së Andrea Agnellit te Juventus.

Një përvjetor i veçantë edhe nëse vjen pas një sezoni pa trofe.

“Tashmë po mendojmë për sfida të reja, për t’u rikthyer sa më shpejt në vendin tonë”, thuhet në një njoftim në faqen e klubit të Juventusit.

“Këtë vend e kemi zënë prej shumë vitesh, duke ngritur 9 herë Kupën e Serie A, 5 herë Kupën e Italisë dhe po aq herë Superkupën e Italisë”.

Një njoftim që gjithashtu konfrimon Agnellin në krye të klubit pas thashethemeve të vazhdueshme.

“Tashmë po mendojmë së bashku për sezonin e ardhshëm”./ h.ll/albeu.com

Shtuar 19.05.2022 12:34