“Mos më vrit se kam fëmijë!”, zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit: Endrin e vrau Ibrahimi dhe i tha “qofsh i xhenetit”

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër pak ditë më parë ku u gjet i vdekur shtetasi Endri Mustafa i cili kishte 3 ditë i zhdukur nga policia.  Për këtë ngjarje të rëndë është vënë në pranga një djal i mitur 15-vjeç, Ergys Malja,  i cili ka qënë  ai që e ka nxjerrë nga shtëpia viktimën, 32 vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike për të cilën është shpallur në kërkim, fqinji i viktimës Ibrahim Lici, i kërkuar edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali, është zbardhur dëshmia e të miturit në polici.

I mituri ka deklaruar sërish se ka qënë Lici ai që kishte në dorë armën e zjarrit dhe se qëlloi për vdekje Endri Mustafën.

Dëshmia:

“Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali, si kod që Endri të dilte jashtë për tu nisur në Livadhe. Pasi janë takuar pas banesës së Endrit, janë nisur në këmbë drejt livadhit, duke kaluar rrugën e Bypassi-it dhe pasi kanë shkuar diku afër livadhit të Endri Mustafës, janë kthyer djathtas për të dalë në një vend tjetër të quajtur ‘Gropat e eskavatorit’, ku Ergysi i kishte thënë se ka “hashashin”.

Aty i ka dalë para Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrirë në tokë duke i thënë “aman mos më vrit pash Zotin, se kam fëmijë”. Ai e ka qëlluar përsëri, madje edhe në fytyrë, duke i thënë “qofsh i xhenetit”.

Pas kësaj Ibrahim Lici është larguar me motor, ndërsa Ergysi ka ikur me vrap për në shtëpi, andej nga ka ardhur.Aty i ka treguar babait t tij se ka qenë në lagje dhe telefonin e kishte lënë aty në karikim. Më pas ka fjetur gjumë dhe një ditë më pas ka luajtur me playstation fillimisht, me një kushëri të tij…”

Rikujtojmë se vetëm 1 ditë pas gjetjes së trupit, foli për mediat bashkëshortja e Endri Mustafës e cila u shpreh me bindje se Ibrahim Lici nuk e kishte vrarë Endri Mustafën duke shtuar se kishin një marrëdhënie shumë të mirë me familjen Lici. /albeu.com/

 

 

Shtuar 20.05.2021 11:38