Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur për mediat para Parlamentit të Shqipërisë, ku ndër të tjera ka përmenduar edhe samitin e sotëm të NATO-s.
Berisha uron që kjo mbledhje e sotme e samitit t’i japë përgjigjen e duhur agresionit rus në Ukrainë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Duke shprehur dhe konfirmuar mbështetjen e pakufishme për këtë aleancë, uroj dhe dëshiroj që me vendimit e tij ky samit t’i japë përgjigjen më të merituar terroristit nukleuar, diktatorit gjakësor, që beson dhe mendon se mund të terrorizojë lirinë e botës me armët nukleare që ai zotëron. Ndaj e konsideroj shumë të rëndësishëm këtë samit për paqen dhe lirinë në botë dhe i uroj shumë suksese”. /albeu.com