Sot mblidhet Grupi Parlamentar i PD, Komisioni Rithemelimit: është nul, Alibeaj i shkarkuar nga Kuvendi i 30 prillit

Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin Parlamentar. Por, sipas Komisionit të Rimemelimit, kjo mbledhje është bum.

Deputeti Luçiano Boçi ka dhënë se mbledhja e thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul, pasi sipas tij, Alibeaj është shkarkuar  në Kuvendin e 30 prillit.

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar eshte nul; qendrimin politik per ceshtjen e presidentit e vendos Keshilli Kombetar!

Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.

Është nul për dy arsye:

Së pari:

Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.

Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.

Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.

Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.

Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.

Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.

Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.

Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike”, thotë ai./albeu.com