Sot Kuvendi, deputetja e PD-së interpelancë me ministrin e Brendshëm

Ditën e sotme, e enjte 28 prill, Kuvendi mblidhet në seancë plenare në orën 10:00. Në rend dite është interpelanca me ministrin e Brenshëm Bledi Çuçi, e thirrur nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.

Gjithashtu do të diskutohet për raportin vjetor të vitit 2021 të Komisionit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të Entit Rregullator të Energjisë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Agjenda:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 32, datë 26.04.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.04.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

-Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

-Seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm, Z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputetja Znj. Ina Zhupa. ((Neni 80 i Kushtetutës, neni 92 Rregullore Kuvendi)

-Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për vitin 2021. (Neni 31 i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës). Paraqitja e raportit nga Komisionieri – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

-Raport vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021. (Neni 11, pika 1/g e ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010, “Për institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, i ndryshuar dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Drejtori Ekzekutiv – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

-Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021. (Neni 25 i ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, neni 21 pika 1 e ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Kryetari i ERRE-s jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

-Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFW Frankfurt am Main (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

-Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

-Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Integrimin Evropian Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

-Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

 


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş