Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid: Hiqet maska e ndryshon ora policore

Nga sot Shqipëria ka nisur me rregullat e masat e reja anti covid më te lehtësuara në krahasim me muajt e kaluar.

Ditën e sotme qytetarët shqiptarë nuk janë më të detyruar të mbajnë maskën në ambientet e jashtme. Gjithashtu, nga sot zgjatet edhe orari i lëvizjes me një orë, pra ora policore është në fuqi nga 23:00-06:00. Klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të mbeten të mbyllura, ndërsa muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Masat e reja:

Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrieres mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjës së maskës në ambjentet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.

Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kane bërë dy dozat e vaksinës qe konsiderohen persona në risk.

Ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00. /albeu.com/

 


Shtuar 1.06.2021 08:22