Sot në orën 16:00, pritet të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, heroit, Afrim Bunjaku.
Njoftimi është bërë në rrjetet sociale dhe është shpërndarë edhe nga familjari Afrimit, Artan Bunjaku.
“I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendësi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asnjë njoftim deri më tani.