Sot asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, sa raste u regjistruan me Omicron

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 42 raste të reja me Covid-19 në Kosovë nga testimi i 3. 561 qytetarëve. Ndërsa nga 30 mostra të marra, 8 kanë rezultuar pozitivë me variantin Omicron. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës. Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 31.12.2021 15:17