SONDAZHI/ SPD kryeson me një rezultat shumë të ngushtë ndaj CDU-CSU

Procesi i votimit në Gjermani ka përfunduar në orën 18:00, ndërsa tashmë po dalin rezultatet e exit poll-eve për të treguar se kush mund të jetë pasuesi i kancelares Angela Merkel.

Pati një duartrokitje të zjarrtë në selinë e SPD kur në skenë doli kandidati i tyre i qendrës së majtë për kancelar, Olaf Scholz. Por, duhet thënë se është ende herët për të festuar, pasi rezultati është shumë i ngushtë.

Sondazhi me numërimin e deri tanishëm ka rezultatet si më poshtë

SPD – 24.9%

CDU – CSU – 24.7%

Të gjerbrit – 14.8%

AFD – 11.3%

FDP – 11.2%

Të majtët – 5%

Kujtojmë se, sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët e qarqeve për në parlament dhe vota e dytë për partitë. Eshtë pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar. Pra, vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin. Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti./albeu.com


Shtuar 26.09.2021 19:31