Në Prishtinë do të ketë balotazh, sipas sondazhit të Klan Kosovës ku janë duke u publikuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas këtij sondazhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia është ai që do të prijë në këto zgjedhje.
Bazuar në këto të dhëna, i dyti do të jetë Përparim Rama nga LDK-ja, i treti Uran Ismaili, kandidati i PDK-së, i katërti Daut Haradinaj i AAK-së dhe i fundit Gëzim Mehmeti i AKR-së.
Të dhënat me përqindje:
Arben Vitia(LVV) – 46.3 për qind
Përparim Rama (LDK) – 25.1 për qind
Uran Ismaili (PDK) – 19.2 për qind
Daut Haradinaj (AAK) – 5.5 për qind
Gëzim Mehmeti (AKR) – 0.4 për qind.