Snajper, dylbi dhe jelek anti-plumb, çfarë u gjet në shtëpinë e Nuredin Dumanit (VIDEO)

Të tjera detaje dalin në dritë pas arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani në Fier.

Mësohet se policia e ka arrestuar Dumanin në një pallat 9-katësh në lagjen Apollonia. Sipas raportimeve, gjatë këtij operacioni në banesë u gjetën snajper, armët e tjera, dylbi dhe jelek anti-plumb.

Në këtë banesë u gjet dhe një person tjetër të cili ju vunë prangat.

Këto janë shndërruar në provën më të fortë të policisë se Dumani ka qenë autor i atentatit në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Fshati Papër në Elbasan është shndërruar pasditen e sotme në një “fushë betejë” mes dy të shumëkërkuarve, dikur miq, e sot armiq. Nuredin Dumani ka shkëmbyer zjarr me Talo Çelën. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja pasi plagosi Dumanin.

Kush janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani

Talo Çela bashkë me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin, Klevis Allën, Besian Xhixhën dhe Enver Didën akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiajt, si dhe vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, të ndodhura në Durrës në vitin 2019 brenda një harku kohor prej dy javësh.

Një tjetër akuzë që rëndon ndaj Talo Çelës, i cili bashkë me Dumanin konsiderohen krijuesit e grupit të strukturuar kriminal, është ajo e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Irfan Hazizit. Talo Çela është personi më i kërkuar aktualisht nga policia dhe së bashku me Nuredin Dumanin prej 2 vitesh janë në arrati.


Shtuar 29.03.2022 23:52