Akuza për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe përplasja me Talo Çelën, kush është i rrezikshmi Nuredin Dumani

Pak orë pas atentatit në Elbasan, ku i plagosur dyshohet se mbeti Talo Çela, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, të shumëkërkuarin Nuredin Dumani.

Ky i fundit ka qenë në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çeles, Bujar Çela.

Po kush është 39 vjeçari i lindur në Dibër?

Emri i Nuredin Dumanit nuk është i panjohur për policinë, pasi ai është shpallur në kërkim edhe për vrasjen e dy vëllezërve nga Puka, Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill të 2020 si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave.

Dumani konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërkohë që është ekzekutori i parë, nga tre personat e përfshirë në atenatin ndaj Bujar Çelës në afërsi Bradadeshit të Elbasanit.

Ne 2020 ai u shpall ne kërkim nga prokuroria e Elbasanit, dhe Durrësit pasi akuzua se ishte i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020, dhe në vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan.

Për këtë ngjarje në kërkim ka qene dhe Talo Çela, vëllai i Bujar Çelës, i cili së bashku me Nuredin Dumanin përmenden në dëshminë e të arrestuarit për atentatin e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla. Ky i fundit në cilësinë e bashkëpunëtorit të prokurorisë dhe policisë ka treguar se së bashku me Talo Çelën, Nuredin Dumanin dhe Altin Ndocin, kanë ekzekutuar me armë zjarri, vëllezërit Haxhia në Durrës. Alla, veç tregimit të vendit ku ishin fshehur armët, ka treguar dhe pozicionin dhe veprimet kriminale që kishin kryer të gjithë pjesëmarrësit.

Konflikti mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës

Prishja e miqësisë së Dumanit dhe Talo Çela, dyshohet se ka qenë shkaku që ky i fundit dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin e Klevis Kapllanit, shokut të ngushtë të Nuredin Dumanit, ngjarje që ndodhi më 15 Shtator të vitit 2020. Për hakmarrje Dumani dyshohet se organizoi dhe bëri vrasjen e vëllait të Talos, Bujar Çelës, vetëm 2 ditë më pas në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, mëngjesin e 17 Shtatorit po të vitti 2020.

Të paktën 20 plumba janë shtënë ndaj 50 vjeçarit, nga të cilët 4 prej tyre i ka marrë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Ekzekutimi është kryer rreth orës 05:45 gjatë kohës që viktima po konsumohet kafen në lokalin që e frekuentonte çdo ditë, ku dhe qëndronte me automjetin me të cilin punonte si taksist pa licencë.

Autorët, të cilët sipas hetuesve dyshohet të kenë qenë 3 persona, kanë ndjekur itinerarin nga rrethrrotullimi i Bradasheshit për tek lokali ku dy prej tyre kanë zbritur sapo kanë parë shënjestrën.

Ngjarja u fiksua nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë zbuluar edhe Nuredin Dumanin si pjesëmarrës në vrasje.

Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë së bashku të shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Durrësit, si të përfshirë në vrasjen e drejtpërdrejt në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 Prill 2020, si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 Mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave.

 


Shtuar 29.03.2022 23:14