“S’mund të shohin ndeshje në stadium gratë para burrave”, gazetari sqaron deklaratën: Nuk kërkoj falje

Sot në “Ftesë në 5” ishte i ftuar gazetari sportiv Tami Kona, i cili sqaroi deklaratën se në këtë krizë biletash për të parë kombëtaren, nuk mund të shkojnë në stadium gratë para burrave.

Në studio ai theksoi se nuk ka dashur të diskriminojë gratë, por janë aq pak bileta sa nuk ka vend për të gjithë.

Përballë tij ishin edhe disa vajza sportdashëse, me të cilat ai pati një diskutim live:

“Tani kjo është në mënyrë figurative. Kur them s’ka vend për burrat d.m.th që edhe për tifozët kuq e zi s’ka patur vend. Sepse ka aq kërkesa sa ndeshja Shqipëri-Serbi. Më vjen keq tani, është vështirë sigurimi i biletave. Tani ti mendon që ata 5000 vetë që janë tek tifozat të shkojnë 5000 gra? Si do e diskutojmë? Ta diskutojmë që gazetari është diskriminues ndaj grave? Tani po të bashkohesh me portalet i bie që unë të bëhem mbreti i portaleve”.

Ndër të tjera, Kona u shpreh se i duket budallallëk blerja e biletave 500 euro nga tifozët që duan të shohin Kombëtaren në stadium.


Shtuar 19.09.2023 20:07