S’kishte veshur siç duhet hixhabin, rrihet për vdekje 22-vjeçarja në Iran

Një 22-vjeçare iraniane ka humbur jetën disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin e saj.

Presidenti i Iranit ka urdhëruar një hetim për këtë rast. Policia shprehet se vajza pësoi atak në zemër, madje publikoi një video ku ajo shfaqet në qendrën e edukimit në momentet kur u ndje keq. 22-vjecarja ra në koma por nuk arriti të mbijetonte.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve në mediat sociale, Mahsa Amini u arrestua në fillim të kësaj jave nga e ashtuquajtura “polici e moralit” pasi sipas oficerëve vajza nuk e kishte veshur siç duhet hixhabin. Dëshmitarët okularë thanë se Amini u rrah ndërsa ishte brenda një furgon policie.

Policia e Teheranit tha se Amini ishte arrestuar për ”edukim” në lidhje me hixhabin, shaminë e cila është e detyrueshme për të gjitha gratë.

Rasti i Amin ka tërhequr kritika nga shumë emrat të famshëm, sportistë dhe figura të tjera publike iraniane.

Hixhabi është i detyrueshëm për gratë në Iran që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe anëtarët e policisë morale zbatojnë kodin e rreptë të veshjes. Kjo polici është kritikuar vitet e fundit për trajtime cnjerëzore veçanërisht ndaj vajzave.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mbështetur një qëndrim më të butë ndaj grave që nuk respektojnë kodin zyrtar të veshjes.

Por linjat e ashpra kanë bërë thirrje për ndëshkim të ashpër dhe madje edhe kamxhik, duke argumentuar se nëse gratë tregojnë flokët e tyre kjo  çon në prishje të moralit dhe shpërbërje të familjeve.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş