Gjykata e Fierit, ka caktuar arrest me burg për 60 ditë për 4 nga të arrestuarit në lidhje me skemën piramidale që funksiononte online, XUEX.
Raportohet se të arrestuarit Arbër Çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, janë lënë në burg për 60 ditë.
Sakaq, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Muka, të cilët sipas materialeve hetimore ishin përfshirë po ashtu në rekrutimin e qytetarëve në skemën XUEX.