Skandali me përgjimet e të dhënave/ Basha e akuzoi si ikonën e korrupsionit, çudia me prokuroren 

Të dhënat e 910 mijë votuesve në Tiranë janë vjedhur dhe personat janë përgjuar nga Rilindja.

Me një sistem të dhënash, ata klasifkuar të dhënat si: Numri i telefonit, numri i kartës së identitetit, numri i qendrës së votimit, vendi i punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim i përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.

Të dhënat janë siguruar nga e-Albania, ndërsa në listë  ka edhe personazhe të njohur, të dhënat e të cilëve janë në dorë të Rilindjes.

Aty përfshihen gazetarë, këngëtarë, moderatorë dhe aktorë, të gjithë fytyra të njohura për publikun.

Një nga personazhet që ngjall habi me preferencën e saj është drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës,  Elisabeta Imeraj e cila vetëm pak ditë më parë është akuzuar nga kreu demokrat Lulzim Basha si e kapur nga krimi.

Por mesa duket socialistët nuk e konsiderojnë të sigurtë votën e saj, pasi e kanë shënuar me Partinë Demokratike. /albeu.com/

 


Shtuar 11.04.2021 22:51