Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke ankimuar çështjen në Apelin e GJKKO.
Hyseni ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” pas vendimit të GJKKO-së të 21 shtatorit, ndërsa ndaj saj është vendosur edhe pezullimi nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi publik.
Të lidhura
None found
Më 24 shtator, GJKKO la në fuqi masën e sigurisë, pas paraqitjes së Hysenit në gjykatë.
Hyseni është nën hetim nga SPAK në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, ndaj saj dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Çështja lidhet me hetimet ndaj Ergys Agasit. Sipas materialeve të publikuara gjatë hetimit, SPAK dyshon se Hyseni mund t’i ketë vënë në dispozicion Agasit materiale sekrete shtetërore.
