Karen Donfried, Zëvendës sekretarja amerikane e Shtetit për çështje Europiane dhe Euro-Aziatike ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.
Donfried ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ajo ka theksuar se nuk është zgjidhje braktisja e institucioneve.
“Po merremi 24 orë me çështjen e monitorimit të situatës në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet e arritura, ne presim të zbatohen. Ne e kemi mirëpritur propozimin gjermano-francez
Mendojmë se ka mundësi për progres. Bashkë me BE ne mbështesim progresin. SHBA mendon se zhvillimet e fundit janë shqetësuese, nuk është zgjidhje që të braktisen institucionet”, tha ajo.
Donfried theksoi se SHBA janë në një linjë me BE sa i takon zgjidhjes me dialog të problemit. “Thirrje që të ulen tensionet në veri të Kosovës. Nuk duhet të përshkallëzohet situata, rrezikohen jetët e atyre që janë paqeruajtës aty. Duhet të ulen tensionet në veri të Kosovës”, tha ajo.