Situata me grupin Wagner në Rusi, Joe Biden vihet në lëvizje

Pas zhvillimeve të fundit në Rusi, ku grupi Wagner është rebeluar, SHBA është vënë në lëvizje.

Presidenti Joe Biden ka folur me Rishi Sunak, Emmanuel Macron dhe Frank-Walter Steinmeier për situatën në Rusi, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan diskutoi trazirat me të cilat përballej Vladimir Putin teksa mercenarët kryengritës rusë po lëviznin drejt Moskës pasi pushtuan një qytet në jug të Rusisë.

“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën,” thuhej në një deklaratë.


Shtuar 24.06.2023 19:08