Si u bë pronari i lokalit “urë lidhëse” mes “kapos” italian të drogës dhe bandës së shqiptarëve. Strategjia që përdorte “Gas”

Pronari i një lokali në Capua, 64 vjeç është lidhja mes Raffaele Gravante, 46-vjeçar, ish-pronar i restorantit “Le Palme” në via Aeroporto në Capua, dhe shqiptarit Gazmir Shahu, 40 vjeç, i njohur si Gas.

Kjo është teza e hetuesve italianë, të cilët u angazhuan për gjurmimin e protagonistëve të trafikut të drogës të pranishëm në qytetin Capua dhe Santa Maria Capua Vetere.

Granante dhe Shahu tani janë në gjyq pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Lidhja e dy të arrestuarve me pronarin e lokalit është bërë pas zbulimit të kontakteve të shumta telefonike (direkte dhe indirekte) mes të treve.

Gravante përgjatë pesë muajve në vitin 2021, kishte ndërvepruar 456 herë me pronarin e lokalit Capua dhe mbi 50 herë me “Gas”.

Një tjetër shqiptar, që besohet se ishte i afërt me Shahun, ka folur, sipas asaj që raporton policia, 7 herë me pronarin.

Një tjetër element që e shtyu policinë të besonte se tregtari 64-vjeçar ishte i përfshirë në biznesin e drogës është një bisedë e përgjuar gjatë së cilës ai thotë se ka punuar për t’i dorëzuar “Gas” “çantat e rrobave” të përgatitura nga Gravante.

Por për hetuesit çantat me veshje nënkuptojnë drogë. Droga i ishte dërguar “Gas” nga pronari i lokalit jo direkt, por përmes personave të tjerë.

Kalimi i drogës përmes shqiptarëve të tjerë ishte kërkuar nga vetë “Gas” për të penguar shumë njerëz që të njihnin vendbanimin e tij./albeu.com


Shtuar 5.03.2024 21:38