Si të kuptoni kur çaji i malit ka skaduar ose është prishur

Çaji i malit është një nga bimët që rrallë herë mungon në shtëpitë shqiptare. Shumë prej nesh e pijmë atë rregullisht çdo ditë, pa vrarë mendjen për ndryshimet në cilësinë e tij si pasojë e mënyrës së gabuar të ruajtjes. A është i gabuar supozimi se çaji i malit e ruan cilësinë pafundësisht?

Këtë do ta zbuloni duke lexuar këtë artikull të AgroWeb.org që hedh dritë mbi jetëgjatësinë e çajit dhe aspektet e sigurisë së konsumit të tij. Çaji i papërpunuar dhe i papaketuar që është në gjendje natyrale humbet cilësinë e tij shumë më shpejt se çaji në bustinë. Kur është i papaketuar, gjethet e çajit përthithin lagështinë dhe aromat shumë më shpejt se çaji në bustinë.

Të lidhura

None found

Kjo ndodh si pasojë e mënyrës së gabuar të ruajtjes. Megjithatë, çdo lloj çaji ka karakteristikat dhe jetëgjatësi të ndryshme të cilat ndikojnë në cilësinë e tij. Vlerat sigurisht janë më të madhe në çajrat e papërpunuar, por duhet pasur kujdes me ruajtjen.

Çaji i zi i nënshtrohet oksidimit dhe fermentimit të plotë që ka si qëllim të zgjasë jetëgjatësinë e tij. Nëse e ruani siç duhet, çaji i zi i papaketuar është i konsumueshëm për 18 muaj ndërsa në bustinë ai mund të konsumohet brenda 2 viteve.Në rast se nuk përpunohen dhe paketohen, jetëgjatësia e këtyre çajrave është disi më e shkurtër.

Ndonëse substancat mirëbërëse të çajrave mbeten të paprekur, ekspertët, sipas të dhënave të AgroWeb.org, këshillojnë që këto çajra të konsumohen brenda një viti nga data e mbledhjes. Megjithatë, disa prej tyre e ruajnë aromën dhe shijen edhe 18 muaj nga data e mbledhjes. Çajrat përmbajnë vajra esencialë të cilët nëse ekspozohen ndaj lagështisë, thartohen.

Përtharja e vajrave esencialë të bimës dallohet kur gjethet bëhen tepër të thata.

AgroWeb.org ju këshillon mënyrat e mëposhtme për të kuptuar nëse çaji është tejet i vjetëruar.

Nuhatini Gjethet

Nëse vini re që çaji ka humbur aromën e tij karakteristike e të ndezur, atëherë me siguri vajrat esencialë kanë avulluar.

Kjo nënkupton se çajit i mungon shija dhe aroma e mirë.

Ziejeni

Nëse e zieni çajin për rreth 3 deri në 5 minuta dhe sërish aroma është tepër e zbehtë për të zgjuar shqisat tuaja, atëherë gjethet janë të vjetëruara.

Nëse gjethet e çajit janë të lagështa ose janë ndotur me substanca të tjera, atëherë ato do të ngjajnë të pluhurosura.

Aroma e gjetheve mund të jetë si ajo e mykut. Kjo është një këmbanë alarmi që çaji duhet hedhur.

Çaji i vjetëruar nuk e sëmur njeriun por shija dhe aroma e tij nuk janë aspak të këndshme për t’u konsumuar.

Nëse çajrat nuk ruhen në një enë të mbyllur fort, ato do të përthithin aromat e tjera në dollapet e kuzhinës.

Çaji duhet mbajtur në një enë të mbyllur fort me kapak.

Ena duhet mbajtur në një ambient të freskët dhe jo të ndriçuar shumë.

Temperatura ideale e ambientit duhet të jetë 15-25 gradë Celcius.

Nëse keni një larmi çajrash, secilin prej tyre duhet ta ruani veçmas.

Kjo vlen edhe për çajrat me bustinë dhe ato me gjethe të freskëta.


Shtuar më 14.10.2021 20:58