Shtohet paniku, avionët bërthamorë rusë fluturojnë pranë Ukrainës

Paralajmërimet e vazhdueshme të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, se Rusia mund të sulmojë me armë bërthamore duket se janë më realiste se kurrë.

“The Sun” ka publikuar disa foto të avionit bërthamor rus që fluturon shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke bërë që të krjijohet panik në të gjithë zonën.

Bombarduesi strategjik TU-160 u pa në qiellin mbi Rusinë Perëndimore në mes të presionit të madh mbi Kremlinin për fundosjen e anijes Moskva në Detin e Zi.

TU-160 shoqërohet nga katër avionë luftarakë rusë dhe një avion për furnizim me karburant

Videot sot kapën katër avionë, një i përdorur për të transportuar bomba bërthamore,  mbi rajonin e Kaluga, midis Moskës dhe kufirit ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë nuk kishte njoftuar menjëherë qëllimin e misionit.

Tu-95 është një nga avionët më të mëdhenj janë përdorur disa herë për të goditur objektivat në Ukrainë me armë jo-bërthamore, veçanërisht raketat e lundrimit të lëshuara nga ajri Kh-55 dhe Kh-101.

Sulmet e fundit nga Rusia janë përqendruar në qytetet kryesore duke përfshirë Kievin dhe Lviv.


Shtuar 18.04.2022 18:00