Zgjedhjet lokale me lista të hapura, do të votoni për politikanin e preferuar (VIDEO)

Një grup deputetësh dorëzuan në Kuvend propozim-ndryshimet e Kodit zgjedhor me të cilat kërkojnë lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash dhe përfaqësim 50-50 të burrave dhe grave në listat për këshilltarë dhe listat për deputetë.

Propozimi është i deputetëve Maja Moraçanin, Monika Zajkova dhe Pavlle Trajanov.

Deputetët vlerësojnë se duhet të hapet debat dhe ndryshimet të miratohen për t’u zbatuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ata shpresojnë që paralelisht të zhvillohet edhe debati mbi propozimin për ndryshimin e modelit në një njësi zgjedhore të cilin e dorëzuan javë më parë në Kuvend.


Shtuar 29.04.2021 17:15