“Shqiptarët po largohen”, Meta: Situata është përkeqësuar, jemi të parët në Europë për azil

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se Shqipëria renditet e fundit në botë për liritë dhe theksoi se korrupsioni është në nivele tëlarta.

Në një deklaratë për medikat, Meta tha se situata vijon të përkeqësohet  në 10 vjet qeverisje të Edi Ramës.

Meta vuri në dukje se shqiptarët po largohen masivisht nga vendi dhe janë të parët në Europë me kërkesat për azil.

“Shqipëria e fundit për liritë në botë dhe se korrupsioni mbetet në nivelet e larta. Fredoom House vlerëson se Kosova pësoi një nga përmirësimet më të shquara në nivel global. U bënë më shumë se 10 vite që kryeministër është Edi Rama. Situata me korrupsioni dhe krimin e organizuar vazhdon të përkeqësohet. Janë këto faktorët kryesorë që tregojnë indikatororët që vlerësojnë keqqeverisjes, ku shqiptarët po largohen nga vendi dhe janë të parët në botë edhe Europë për këtë fenomen. Shqipëria është e para në Europë për kërkesat për azil”, tha Meta.


Shtuar 9.03.2023 13:54