EMRAT/ Shqiptarët marrin miqtë grekë në Angli dhe kultivojnë bashkë kanabis nëpër bodrume

Të tjerë shqiptarë janë kapur në Bradford, Angli duke kultivuar hashash.  5 persona, 3 prej të cilëve ishin shqiptarë, janë dënuar me burg pasi u kapën brenda një fabrike kanabisi në një bodrum në Bradford.

Prokurori i kësaj çështje Andrew Stranex tha se brenda fabrikës ishin gjetur 150 rrënjë të kanabisi.

Të gjithë personat kishin para dhe karta identiteti me vete por ndryshe nga është “zakon”, nuk qëndronin të ngujuar në ndërtesë, pasi kishin dalë për të blerë ushqime.

Megjithatë asnjë prej tyre nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë. Para drejtësisë, ata kanë zbuluar rolin e tyre në fabrikë duke mos i mohuar akuzat.

EMRAT E TË PRANGOSURVE: 

Nik Seraj, 34 vjeç, nga Thornton Road, Bradford; Adriatik Vlashi, 29 vjeç, gjithashtu nga Thornton Road; Petro Thanasi, 25 vjeç, nga High Toën Road, London; Kostadin Enchev, 25 vjeç, pa adresë fikse; dhe Marios Papadopoulis, 28 vjeç, nga Linceslade Grove, Loughton, Milton Keynes, të gjithë u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Prokurori Stranex tha se Papadopoulis kishte çelësat e një furgoni Mercedes të gjetur të parkuar në lokalet, duke marrë përsipër edhe akuzat për kokainë. Sipas hetuesit, roli i tij ishte kultivimi i kanabisit dhe për të kishte ardhur posaçërisht në Britaninë e Madhe.

Ndërsa Seray tha se kishte shkuar atje para 4 javësh dhe kishte ujitur e ishte kujdesur për bimët, duke u dënuar me 11 muaj burg. Shqiptari Vlashi tha se ai kopshtari, rol që e kishte bërë për rreth dy muaj, gjë që i kushtoi lirinë për 11 muaj të tjerë. Në ndihmë të Vlashit ishte punësuar, Ençev, i cili u burgos për 9 muaj.

Ndërsa Thanasi dhe Papadopoulis luanin role më të kufizuara në rritjen e bimëve narkotike. Thanasi tha se ai kishte punuar në shtëpinë e barit vetëm një ditë, ndërsa të njëjtën version dha dhe Papadopoulis. Megjithatë të dy u dënuan me gjashtë muaj burg dhe me 60 orë punë të papaguar në komunitet.


Shtuar 10.05.2021 20:49