ZGJEDHJET/ U dhanë miliarda, Celibashi drejt dështimit me identifikimin elektronik

KQZ ka dalë në një konferencë të fundit për mediat për procesin e votimit që po mbahet në të gjithë vendin.

KQZ bën me dije se deri tani ka pasur probleme në 230 qendra votimi për shkak të presionit dhe mos marrjes pjesë në trajnime të komisionerëve, ndërsa në 100 qendra, indentifikimi biometrik ka dështuar.

Rikujtojmë se për identifikimin biometrik janë hedhur miliarda lekë dhe vetëm në 2 orë proces, kanë probleme të paktën 100 qendra votimi.

Deklarata e KQZ:  

Probleme me identifikimin elektronik ka pasur në disa zona të thella ku ka qene e pamundur mbërritja e operatorëve dhe procesi i votimit vijon në mënyrën që është bërë gjithmonë.

Por megjithatë s’ka pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimit pa operatorë dhe ka filluar votimi si gjithmonë. Deri tani ka pasur disa problematika në disa qendra. Në rreth 230 qendra votimi ka pas probleme për shkak të presionit ose për shkak të trajnimit për shkak të identifikimit elektronik por KQZ ka marrë të gjithë masat e nevojshme.

S’ka patur problematika me kamerat në qendrat e votimit. Edhe kur s’ka energji elektrike ofrojnë monitorim edhe gjatë asaj periudhe”, ka thënë Hoxhaj. /albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2021 09:43