Shqipëria nën “pushtimin” e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes me njoftim zyrtar: Janë raportuar 22 vatra, tani janë aktive vetëm dy

Ministria e Mbrojtjes ka dale me një tjetër njoftim zyrtar ku dhe ka dhënë më tepër detaje lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë si pasojë e zjarreve.

Siç dhe njofton Ministria, deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, falë angazhimit të strukturave tona operacionale në terren.

Të lidhura

None found

Aktualisht, vijojnë të jenë aktive vetëm 2 vatra zjarri: në fshatin Hoshtimë, bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, bashkia Bulqizë.

Të gjitha forcat e zjarrfikëses janë të angazhuara në terren, me mjetet e tyre, përfshirë edhe me mbështetjen ajrore me helikopter të Forcave të Armatosura.

“Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, teksa më tej u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të raportojnë çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve.


Shtuar 29.06.2025 21:22