Shqipëria dhe RMV nuk i çelën negociatat, Macron: Do bëjmë më të mirën për të hequr veton bullgare

Ditën e sotme është mbajtur Samiti për Ballkanin Perëndimor ku supozohej se do të çeleshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por ndodhi e kundërta.

Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron i cili ka shtuar se ata do të bëjnë mëtë mirën për të siguruar heqjen e vetos Bullgare.

Macron: Presidenti Michel foli për diskutimet tona mëngjesin e sotëm për Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për t’u siguruar që Veto-ja të hiqet nga Parlamenti bullgar. Është detyra jonë ta bëjmë që RMV të ndërmarrë hapin e fundit sepse ka bërë shumë së fundmi. E po ashtu edhe për Shqipërinë./albeu.com


Shtuar 23.06.2022 21:13