Shqetësimi i SHBA për lobimin rus, Celibashi: Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor

Kreu i KQZ, Ilirja Celibashi zbuloi detaje nga takimi që pati sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Ai tha se Kim përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse.

Ilirjan Celibashi:

Shqetësimi i SHBA si aleati ynë strategjik në lidhje me financimet e huaja të financimeve shqiptare e atyre ruse. nën dritën e informacioneve të fundit që ata zotërojnë përcollëm këtë shqetësim, me qëllim që KQZ e partitë politike të rrisin vëmendjen, e çfarë është në fuqi të tyre që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor në mënyrë që KQZ ti japë mundësi praktike që të hetojë , se nga po i marrin paratë.

Ne morëm shqetësimin e tyre, nuk u bënë diskutime se si të rrisim vëmendje, se si të jemi eficent, ngelet për t’u parë në vazhdim, ata konfirmojnë nevojën për ta qasur këtë problematikë. Mendoj se ne vijim do të ketë ndryshime në kuadër të reformës elektorale.

 


Shtuar 15.09.2022 13:33