Shpëtoi paq nga mbytja në det, reagon për herë të parë Shpëtim Saraçi (FOTO LAJM)

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht pasi rrezikoi të mbytej në plazh në Hamallaj disa ditë më parë (6 gusht).

Shpëtim Saraçi u pikas në mes të dallgëve nga roja i plazhit, që shkoi për ta shpëtuar.

Në një njoftim nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, thuhet se 10 minuta para se të mbyllte turnin vrojtuesi Ismet Keta ka dëgjuar britma për ndihmë nga dy miq të kompozitorit.

Ai është drejtuar menjëherë drejt plazhit publik dhe ka hyrë mes dallgëve për të shpëtuar Saraçin, i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit dhe ishte në rrezik për jetën.

Pas këtij lajmi, ka reaguar vetë kompozitori Saraçi i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale, duke konfirmuar gjendjen e mirë shëndetësore në të cilën ndodhet.

“Duke incizuar me Meteusin. Si gjithmonë kënaqemi nga puna e përbashkët. Përqafime të gjithëve.”- shkruan Saraçi krah fotos të publikuar në Instagram.


Shtuar 19.08.2021 17:41