Shpërthim me shok-bomba në oborrin e një shtëpie në veri të Kosovës

Në Mitrovicën e Veriut, një grua ka raportuar për dy shpërthime gjatë të shtunës.

Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar për gjuajtjen e dy shok-bombave.

Nuk ka persona të lënduar e as dëme materiale, teksa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Pop Angjelko Neshiq, Mitrovicë Veri  15.07.2023 – 03:35. Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës  në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba)  ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet./express


Shtuar 16.07.2023 09:40