Fotot që shikoni më poshtë janë nga një shpërthim që ka ndodhur në agimin e së mërkurës jashtë një banese në zonën e Gorica Aspropyrgos, në Greqi.
Shpërthimi ka rrëzuar kangjellat dhe çatitë e shtëpive, ndërsa disa automjete janë shkatërruar plotësisht.
Siç raportoi ERT, në banesat e rrafshuara banonin emigrantë nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) shkoi në vendngjarje, por nuk gjeti mbetje të mjetit shpërthyes, gjë që i çon në përfundimin se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes me fuqi të lartë, me fitil me djegie të ngadaltë dhe detonator i zakonshëm.
Hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Nëndrejtoria e Atikës Perëndimore.