Shpërthim i fortë në një fabrikë druri në Greqi, të lënduarit dërgohen në spital

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë përpunimi druri në Grevena të Greqisë.

Sipas kozanimedia.gr shpërthimi ka ndodhur pak para orës 3 të mesditës sot me orën lokale.

Nga të dhënat e para thuhet se nga shpërthimi ka të lënduar.

Sipas raportimit nga media lokale greveniotis.gr, shpërthimi ka ndodhur në fabrikën e drurit Alfa, ndërsa një prej punonjësve ka pësuar djegie dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Grevenës.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 27-vjeçar që punonte në fabrikë.

Burime të tjera thonë se thonë se shpërthimi ka ndodhur brenda fabrikës së drurit e cila ka edhe një termocentral./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 15:36