Shpërthen Papa Françesku: Qentë dhe macet po zënë vendin e fëmijëve

Papa Françesku ka shpërthyer ndaj njerëzve që mbajnë në shtëpi qen dhe mace, duke thënë se ata i kanë zëvendësuar kafshët shtëpiake më fëmijët.

Duke folur sot gjatë një audience në Vatikan, Papa nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me çiftet dhe ata njerëz që në vend që të kenë fëmijë, zgjedhin të adoptojnë kafshë si qen dhe mace.

“Ndonjëherë kafshët shtëpiake zënë vendin e fëmijëve. Sot… ne shohim një formë egoizmi. Shohim që disa nuk duan të kenë fëmijë. Ndonjëherë bëjnë një dhe ndalojnë aty, por kanë qen dhe mace që zënë vendin e fëmijëve. Mund të bëj disa njerëz të qeshin, por është një realitet. Qytetërimi po plaket pa njerëzillëk, sepse ne po humbasim pasurinë e atësisë dhe mëmësisë dhe bota po vuan”, tha ai./albeu.com


Shtuar 6.01.2022 12:57