Shpërthen në flakë lokali në Elbasan (FOTO LAJM)

Një lokal është përfshirë nga flakët në Elbasan, ngjarje e cila ka ndodhur në mesditë.

Rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në lokalin e shtetasit me inicialet G.Ll., 61 vjeç. Forcat e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit. /albeu.com/

 


Shtuar 22.08.2021 13:51