Shpërthen bombola e gazit në Kosovë, lëndohet pronari i shtëpisë

Një bombolë gazi ka shpëthyer ditën e djeshme në Gjilan të Kosovës.

Bombola ka shpërthyer në një shtëoi privare dhe për pasojë pronari i shtëpisë ka marrë lëndime trupore nga shpërthimi. Ndërkohë që dëmet materiale në shtëpi nga shpërthimi i bombolës janë të mëdha.

“Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima, pronari i shtëpis i cilli pas ndihmës së marr në spitalin e Gjilnit u dërgu në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje pas shpërthimit shkoi zjarrfikësja, e cila bëri të mundur shuarjen e zjarrit.


Shtuar 8.08.2021 09:27