Shpërndante kokainë, vihet në pranga 26-vjeçari në Shëngjin

Policia e Lezhës, ka arrestuar një 26-vjeçar, që dyshohet se shpërndante kokainë në Shëngjin.

Gjithashtu, në pranga ka rënë shtetasi E.B, banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë me 162 gramë lëndë narkotike kokainë.

Sakaq, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë

Posedonte rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.


Shtuar 26.04.2024 09:25