Shpërndanin “mall” Fushë Krujë e Laç, kapen dy vëllezër dhe një i tretë

Policia  e Fushë Krujës ka arrestuar tre persona teksa ka sekuestruar rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke transportuar lëndën narkotike.

Operacioni i koduar “Luzi”, çoi pas hekurave shtetasit: V. K., 29 vjeç, G. K., 25 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë dhe E. M., 25 vjeç, banues në Mat, Burrel.

Këta tre persona, janë konstatuar në fshatin Luz, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, duke transportuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me një mjet tip “Benz”, rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete dhe lënda narkotike.  Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.03.2021 10:30