“Shpejtësi, efikasitet, rendiment”, Artan Hoxha zbulon se sa zgjati i gjithë “diskutimi” mes Gjicit dhe Almës, nga aksioni në zyrë tek projekti

Prej disa ditësh videoskandali sekual i Safet Gjicit në zyrën e Bahskisë së Kukësit, ka zënë pjesën më të madhe të hapësirës mediatike dhe diskutimet publike.

Gazetari investigativ Artan hoxha, ka sjellë detaje të reja lidhur me atë që ka ndodhur në 6 qershor të këtij viti mes Safet Gjicit dhe Alma.K, duke nisur nga marrdhëniet seksuale, e dri tek arritja e marëveshjes për projektin për strehimin e qenve.

Hoxha me ironi shkruan se administrata shqiptare ka evoluar, dhe se tashmë gjithçka ndodh me shumë shpejtësi.

Sipas tij e gjithë ngjarja që është në videon e plotë duke nisur nga “përdhunimi’ i Safet Gjicit, e deri tek firmosja e dokumentave për projektin për strehimin e qenve k zgjatur fiks 13 minuta.


Postimi i Artan Hoxhës:

Kisha degjuar kryeministrin, te fliste per efekshmerine, shpejtesine dhe rendimentin e larte te administrates se tij, por nuk e kisha besuar.

Por si ka thene Sali Berisha, “Mendimi evolon”.

Tashme jam i bindur me ze dhe figure se “Padishau” yne ka te drejte.

Administrata ne Kukes duket flake fare,

“shpejtesi sketerre, efikasitet maksimal, rendiment apsolut”…

Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash,

hyn ne bashkine e Kuksit,

“perdhunon” kryetarin ne zyren e vet,

rregullon eferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges,

ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit,

dhe iken ne hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30

fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

Foto 2)- 16:03:44

Mbaron me sukses “procedura”.

Foto 3)- 16:04:28,

Nis biseda per projektin e qenve..

Foto 4)- 16:06:47,

Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.

Foto 5)-16:11:08,

Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

Foto 6)-16:11:18,

Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

Foto 7)-16:11:42,

Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

Foto 8)-16:13:04,

Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.

Degjohemi ne skandalin e radhes…????


Shtuar 19.06.2023 17:39