Edukatorja Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren, është shoqëruar në polici.
Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.
Si pasojë e dhunës e vogla ka përfunduar me këmbë të thyer në spital.
Rasti është denoncuar nga prindërit, të cilët kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fëmijën e tyre, të cilën e gjetën me këmbë të thyer, të mërkurën e 1 Nëntorit.
Sakaq, lidhur me rastin reagoi edhe ministria e Arsimit, e cila ka kërkuar mbylljen e kopshtit pasi pas hetimeve ka rezultuar se nuk ishte i pajisur me licencë./Albeu.com