Shoqërohen në polici djali dhe kushëriri i Sajmir Taullaut

Shoqërohen në policinë e Durrësit, djali dhe kushëriri i Sajmir Taullaut.

Klajdi Taullau është shoqëruar në polici bashkë me Sajmojen Taullau. Të dy dyshohet të jenë përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër Saimir Taullau është në Zvicër pasi është dënuar me 4 vite burg për trafik droge teksa një vit më parë u arrestua në Maqedoninë e Veriut.

Ai u ka shpëtuar dy atentateve në 2017 e 2018 teksa prej vitit 2005 njihet si rivali më i fortë i Aldo Bares pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullau.


Shtuar 21.05.2021 17:20