Akuzohet për krime lufte, Hashim Thaçi ndryshon avokat

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij për gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës.

Sipas mediave kosovare, avokati David Hooper është tërhequr, dhe Thaçi ka bërë kërkesë që avokati i tij në vijim të jetë Gregory W. Kehoe.

Kehoe nuk është një emër i panjohur pasi më parë ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina.

Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.

Shtuar 21.05.2021 17:23