Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Durrës, lëndohet 43-vjeçari

Një banesë është përfshirë nga flakët sot në Durrës, ku dhe është plagosur një shtetas.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë, pasi një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, në banesë ka marrë flakë një kabllo elektrike dhe si pasojë është djegur në këmbë shtetasi me inicialet H. D., 43 vjeç, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. /albeu.com/

 


Shtuar 1.07.2021 09:49